Rina Balaj pozon nga Santorini

Bota e Yjeve

Rina Balaj pozon nga Santorini

Më: 14 dhjetor 2021 Në ora: 14:35
Rina Balaj

Rina Balaj po shijon suksesin e albumit të ri “Balerina”, ndërsa po vazhdon të realizoi videoklipe për këngët e publikuara tashmë.

Një të tillë ajo e ka paralajmëruar edhe së fundmi, përmes disa fotografive që postoi në llogarinë e saj në Instagram.

Rina zbuloi se shumë shpejtë fansat mund të presin videoklipin e këngës “Blue”, që është pjesë e albumit, ndërsa xhirimet janë bërë në Santorini të Greqisë.

Image
Rina Balaj

“Së shpejti videoklipi i këngës Blue”, ka shkruar Rina në mbishkrimin e imazheve, teksa shihet e veshur në një fustan elegant me ngjyrë të kuqe.

Kujtojmë që pak ditë më parë Rina lansoi videoklipin e këngës “ChaCha”, që është një bashkëpunim me partnerin e saj, Sin Boy.

Image
Rina Balaj

Ndërkohë, Rina gjatë kësaj kohe ka qenë aktive në rrjetet sociale me realizimin e disa fotosesioneve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat