Arrestohet reperi i njohur në aeroport

Bota e Yjeve

Arrestohet reperi i njohur në aeroport

Më: 18 dhjetor 2021 Në ora: 09:48
Arrestohet Fetty Wap

Fetty Wap u arrestua të premten në aeroportin e New Jersey-t.

Reperi, emri i vërtetë i të cilit është William Junior Maxwell II, u arrestua pasi ndaj tij kishte një urdhër aktiv. TMZ raporton se kishte një urdhër të veçantë për arrestimin e tij për shqetësime publike në North Bergen, New Jersey, i cili doli kur po kontrollonin të dhënat e tij në aeroport.

“Oficerët morën një thirrje monitoruese të kyçit të këmbës për një urdhër aktiv nga North Bergen, New Jersey.

U zbulua një urdhër aktiv dhe i dyshuari më pas u transportua në pikën tonë të kontrollit.”, tha një zëdhënës i policisë. Detajet e incidentit nuk janë zbuluar, megjithatë, zëdhënësi konfirmoi se Fetty është liruar me kusht.

Kjo ngjarje vjen në më pak se dy muaj pasi Fetty u arrestua nën akuzat për shpërndarje droge.

Agjentët federalë e akuzuan Fetty-n për pjesëmarrje në një rrjet të trafikut të drogës në shkallë të gjerë dhe e akuzuan atë për komplot për shpërndarjen dhe zotërimin e substancave të kontrolluara, duke përfshirë heroinën dhe kokainën.

Image
Arrestohet Fetty Wap
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat