Beyonce i bashkohet rrjetit social “Tik Tok” dhe arrin të grumbullojë 50 mijë ndjekës në më pak se një orë

Bota e Yjeve

Beyonce i bashkohet rrjetit social “Tik Tok” dhe arrin të grumbullojë 50 mijë ndjekës në më pak se një orë

Më: 19 dhjetor 2021 Në ora: 00:28
Beyonce

Mbretëresha e muzikës, Beyonce i është bashkuar rrjetit “TikTok”, duke grumbulluar një numër të madh ndjekësish në vetëm disa orë.Këngëtarja 40-vjeçare iu bashkua platformës së njohur të rrjeteve sociale mbrëmjen e të enjtes dhe nuk u desh shumë kohë që fansat e saj ta zbulonin.

Vetëm në pak kohë, “TikTok-u i Queen Bey i cili është i verifikuar tashmë, ka grumbulluar mbi 50 mijë ndjekës, megjithëse ajo nuk ka postuar ende asgjë.

Një nga të parët që zbuloi se ylli i popit i ishte bashkuar “TikTok” është faqja e fansave të saj në “Instagram”, B.GCarter, e cila postoi një pamje të faqes së saj kryesore, me vetëm 474 ndjekës.

Image
Beyonce

“Sony Music U”,postoi në “Twitter” për mbërritjen e saj në “TikTok” gjysmë ore më vonë, ku ajo kishte pak më pak se 20 mijë ndjekës.

Image
Foto "Tik-tok"
Image
Foto "Tik-tok"
Image
Foto "Tik-tok"
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat