“Një prej perlave të mia të preferuara”, Capital T paralajmëron këngën “Nashta”

Bota e Yjeve

“Një prej perlave të mia të preferuara”, Capital T paralajmëron këngën “Nashta”

Më: 19 dhjetor 2021 Në ora: 08:34
Capital T

Capital T ka qenë mjaft aktiv dhe i angazhuar edhe gjatë vitit 2021.

Ai ka lansuar disa projekte muzikore, teksa edhe koncertet dhe mbrëmjet muzikore kanë qenë të shumta.

Por, krahas këtyre, reperi i njohur ka punuar gjithashtu për një album të ri, që pritet të publikohet me 21 dhjetor.

Image
Capital T

Përveç kësaj Trim Ademi (emri i vërtetë) ka realizuar me videoklip disa nga këngët e reja, njëra prej tyre lansohet në të njëjtën ditë me albumin e ri.

Projekti i ri mban titullin “Nashta” dhe do të pjetë pjesë e “Heart Broken Kids”.

“Një prej perlave të mia favorite, “Nashta” 21 dhjetor 2021”, ka shkruar Capital T në mbishkrim teksa ka sjell edhe një pjesë të shkurtër të videoklipit. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat