Koreografi i njohur akuzon Arilena Arën: Më ka para boxh! Duhet të paguhet tjetri për punën! Jemi aq miq, por…

Bota e Yjeve

Koreografi i njohur akuzon Arilena Arën: Më ka para boxh! Duhet të paguhet tjetri për punën! Jemi aq miq, por…

Më: 19 dhjetor 2021 Në ora: 12:16
Arilena Ara

Koreografi i njohur, Tan Brama ka akuzuar këngëtaren e njohur Arilena Ara se I ka lekë borxh dhe se nuk e ka paguar për punën që ka realizuar për të.

Në një intervistë për ‘Glamur Zone’, koreografi ka theksuar se ai ka marrë pjesë në tre videoklipet e këngëtares Arilena Ara, ndërkohë që sipas tij ka ende para pa marrë prej saj.

Ai thekson se ka miqësi me Arilenën, por sipas tij paratë duhet t’i jepen për punën që ka bërë. “Ne jemi miq të vjetër, por kur bëhet fjalë të pagesa, duhet paguar tjetri”, thekson Brama.

Image
Tan Brama

Pjesë nga intervista:

Moderatorja: Të kam parë gjate verës ke qenë i angazhuar me shumë klipe. Cili ka qenë projekti që të ka kushtuar më shmë kohë?

Tan Brama: Më shumë kohë ka qenë me Arilena Arën, kanë qenë tre klipe, punuam nja dy muaj, xhiruam edhe në Kosovë. Na hëngri shumë kohë, lashë edhe Fancën edhe Gjermaninë pa shkuar.

Moderatorja: Besoj se është shpërblyër sakrifica jote nga ana e Arilenës, me mirënjohje, financiarisht…

Tan Brama: Keqardhje. E kemi parë neve këtë filmin. Se di se si u ftohën gjërat. Shkuam atje, u kthyem por nuk e morëm atë që meritonim edhe unë edhe një pjesë e grupit tim.

Moderatorja: Po flasim për mirënjohje apo për  pagesë?

Tan Brama: Edhe për mirënjohje edhe për anën financiare.

Moderatorja: Po më thua që Airlena është në borxh me ty?

Tan Brama: Ne jemi miq të vjetër, por kur bëhet fjalë të pagesa duhet paguar tjetri.

Ai shtoi se mbase ajo ka ngelur e pakënaqur, po gjithsesi ai thash nuk kanë pasur ndonjë konflikt dhe se ndiqen ende në rrjetin social Instagram. Ndërkohë Arilena nuk ka bërë asnjë reagim në lidhej me deklaratën e tij.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat