Jeta mes Amerikës dhe Shqipërisë, flet Adrola Dushi: S’di ku do marr drejtimin e rrugës sime

Bota e Yjeve

Jeta mes Amerikës dhe Shqipërisë, flet Adrola Dushi: S’di ku do marr drejtimin e rrugës sime

Më: 23 dhjetor 2021 Në ora: 13:51
Adrola Dushi

Modelja Adrola Dushi po jeton mes Amerikës dhe Shqipërisë. Teksa djali i saj Troi po shkollohet në SHBA, asaj i duhet të udhëtojë shpesh për shkak të punës si modele.

Gjatë një interviste e pyetur se ku do dëshiron të jetojë në të ardhmen, modelja u shpreh se akoma nuk e di se ku do marrë drejtimin e rrugës së saj.

Adrola Dushi u shpreh se do ishte mëkat për Troin ta largonte nga Amerika, për shkak se atje ka një jetë të sigurt, të lumtur dhe një shkollim të mirë.

“Troi e do shumë Amerikën, ndihet i sigurt dhe i mbrojtur. Ka kushërirat e veta dhe është i lumtur. Jam në një fazë ku nuk di ku do e marr atë drejtimin e rrugës sime. Do më dukej mëkat i madh për Troin nëse do e lëvizja nga ai vend. Siguria dhe dashuria që merr në shkollë atje, s’ka të paguar me asgjë tjetër. Shkollimi është fantastik atje dhe unë nuk kam nevojë të merrem me Troin sepse shkon me dëshirë në shkollë. Fatkeqësisht, sepse e dua shumë këtë vend, jeta më mirë atje për djalin tim”, tha modelja në “Prive”.

Image
Adrola Dushi dhe Troi
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat