Këngëtari i grupit “BTS” rezulton pozitiv me COVID-19

Bota e Yjeve

Këngëtari i grupit “BTS” rezulton pozitiv me COVID-19

Më: 25 dhjetor 2021 Në ora: 14:11
BTS

Këngëtari i grupit “BTS”, Suga ka rezultuar pozitiv në testin për COVID-19.

Menaxhmenti i grupit bëri të ditur se ky rezultat, këngëtarit i erdhi pasi u kthye nga koncertet në SHBA, shkruan Dailymail.

Ai gjatë ditës së djeshme është vetëizoluar, ndërkaq një ditë më parë është kthyer në shtëpi.

Kompania e tij bëri të ditur se ai në gusht e kishte marrë dozën e dytë të vaksinës antiCOVID dhe nuk kishte kontakt me asnjë anëtar tjetër të grupi kohëve të fundit.

Ndryshe, emri i vërtetë i këngëtarit 28 vjeçar, Suga, është Min Yoon-gi.

Image
Min Yoon-gi.
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat