“Shpresuam deri ditën e fundit se do shpëtonte", rrëfimi i bashkëshortit të Hueyda El Saied: Gabrieli dinte çdo gjë

Bota e Yjeve

“Shpresuam deri ditën e fundit se do shpëtonte", rrëfimi i bashkëshortit të Hueyda El Saied: Gabrieli dinte çdo gjë

Më: 27 dhjetor 2021 Në ora: 13:32
Thierry, Hueyda El Saied dhe Gabrieli

Thierry, bashkëshorti i artistes së ndjerë, Hueyda El Saied e cila u nda nga jeta më 23 nëntor, ka folur për herë të parë në një program televiziv shqiptar, ku rrëfeu gjithçka nga momenti kur Hueyda zbuloi se ishte e sëmurë, si ja thanë të birit deri te gjendja e tij aktuale.

“Është një shok shumë i madh. Mbetet një peshë e madhe, por përpara se të filloja, do doja të thoja shumë faleminderit për të gjithë mesazhet që kemi marrë nga ana e Shqipërisë. Këtë e them edhe në emër të Gabrielit. Shumë faleminderit. Është sërish një makth këtu nga ana ime. Por do të qendroj i fortë, Gabrieli është më i fortë se unë. Duhet të qendrojmë të fortë për Hueydën.

Mësuam për sëmundjen e saj përpara një viti e gjysmë, në korrik të 2019. Ishte zgjedhja e Huejdës ta mbante këtë sekret. Të gjithë e dinë që ajo ishte shumë e fortë dhe nuk donte që ne të ndjenim keqardhje. Edhe donte ta bënte këtë luftë e vetme.

Ne nuk i kemi fshehur asgjë Gabrielit, siç mund t’i flasësh një djali vetëm 6 vjeç. Ne i flisnim atij përpara çdo procesi dhe ishte i informuar në brendësi të situatës. Ne kishim shpresë deri ditën e fundit se ajo do të shpëtonte”, u shpreh i përlotur Thierry për “ABC e Mëngjesit”.

Me një lidhje me Skype nga Luksemburgu, Thierry tregoi për momentin kur morën vesh se kishte ndërruar jetë, aktivititeti i Instagramit të saj deri trashëgimia kulturore që Hueyda ka lënë pas.

“Edhe për doktorët dhe infermierët ishte një shok, të martën në mëngjes shkuan në dhomë dhe qanë. Kjo ishte diçka surprizuese edhe për mua. Ajo krijoi lidhje me mjekët dhe infermierët dhe të gjithë e mbajnë mend buzëqeshjen e bashkëshortes time.

Në fakt ne vendosëm së bashku me Gabrielin ta mbajmë të hapur Instagramin sepse mund ta mbajmë të hapur këtë lidhjen me të. Duket sikur ajo është akoma këtu dhe mendova se do të ishte diçka shumë e mirë për të gjithë shqiptarë, që e donin bashkëshorten time. Për mua nuk është e lehtë të mbajë të hapur rrjetet sociale”.

Sa i përket shkrimeve që Huejda ka lënë pas, Thierr u shpreh: “Nuk është një ditar i kompletuar, i mirëfilltë. Janë skena të vogla, nga njëherë duket si një libër. Unë i kam lexuar, por më duhet ta mendojmë unë dhe Gabrieli se çfarë do të bëjmë. Tani është herët, por mendojmë pas 7 muajsh, një viti, ndoshta bëjmë diçka me tekstet. Ndoshta i publikojmë”.

Image
Thierry, Hueyda El Saied dhe Gabrieli
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat