“S’duhet të flisja, çdo gjë e shkruaja në letër”- Mariza Ikonomi tregon sfidën më të vështirë të jetës së saj

Bota e Yjeve

“S’duhet të flisja, çdo gjë e shkruaja në letër”- Mariza Ikonomi tregon sfidën më të vështirë të jetës së saj

Më: 27 dhjetor 2021 Në ora: 14:14
Mariza Ikonomi

Mariza Ikonomi ka rrëfyer një nga momentet më të vështira të jetës së saj.

Këngëtarja e njohur tregoi se disa vite më parë për shkak të punës intensive në koncerte, ndjeu se po humbte zërin.

E ftuar në “E ardhmja është vajzë”, artistja u shpreh se për rreth një muaj e gjysmë s’duhet të fliste dhe çdo gjë e shkruante në letër, duke theksuar se ajo ishte një nga sfidat më të vështira të jetës së saj.

“Ka qenë një moment ku unë punoja jashtëzakonisht shumë dhe nuk po ndalesha dot duke punuar dhe në një moment të caktuar ndieja se po humbja zërin. Kjo ka ndodhur vite më parë. Ishte një moment kur unë kisha fituar botën si të thuash, vërtet isha shumë e realizuar nga ana artistike, nga çdo gjë, por punë pas pune nuk po më linin të merrja frymë dhe të mendoja për veten time. Isha kaq e fokusuar ndaj pjesës së muzikës, famës, gjërave, kisha shumë aktivitete dhe çdo dy-tre ditë më gjente në një vend tjetër jashtë Shqipërisë. Ka qenë një moment intensiv jo vetëm pune, koncertesh, fansash gjithashtu. E shikoja edhe vetë që isha pak e lodhur dhe derisa erdhi një moment që unë e ndieja që nuk isha në fazën time më të mirë dhe zëri im kishte nevojë për një qetësi.

Në momentin kur unë ndjeva që po humbja zërin, aty kuptova vlerën e zërit tim.

Duhet të bëja ushtrime dhe për 1 muaj e gjysmë s’duhet të flisja, më kaloi më shpejt se 1 muaj e gjysmë. Ishte një nga sfidat më të vështira të jetës sime, gjithçka e shkruaja në letër për një kohë të gjatë, medikamentet, të bëja ushtrimet për kordat. S’ishte e thjeshtë, nuk mendoja që ndjenjë apo dhimbje që kisha të momentit ta shkruaja në letër. Vërtet ishte një moment i vështirë”.

Image
Mariza Ikonomi
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat