Ky detaj gazmor na tregoi një “problem” të vogël të David Beckham

Bota e Yjeve

Ky detaj gazmor na tregoi një “problem” të vogël të David Beckham

Më: 28 dhjetor 2021 Në ora: 20:29
Familja Beckham

David Beckham dhe bashkëshortja e tij, mbretëresha e modës, Victoria Beckham publikuan për ndjekësit e tyre një foto të ëmbël familjare me rastin e Krishtlindjes.

Zonjushat e shtëpisë, Harper dhe ish-Posh girl, dukeshin më elegante se kurrë, por vëmendjen kryesore e mori futbollisti i njohur.

Që ai është një nga meshkujt më seksi të të gjitha kohërave, e dimë të gjithë, por duket se çalon pak puna te gjatësia.

Mediet e huaja shkruajnë se fansat në foto kanë kapur një detaj gazmor.

Futbollisti është ngritur në majë të gishtave për mos u dukur më i shkurtër se djemtë e tij dhe ky detaj nuk ka kaluar pa u vënë re nga ndjekësit të cilët në fakt kanë nisur ta ngacmojnë David-in në rrjete sociale.

Image
Familja Beckham
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat