“Se keni idenë ç’gjëra të tmerrshme kam përjetuar”- Britney Spears: Familja ime më lëndoi! E pafalshme ajo që më bënë

Bota e Yjeve

“Se keni idenë ç’gjëra të tmerrshme kam përjetuar”- Britney Spears: Familja ime më lëndoi! E pafalshme ajo që më bënë

Më: 29 dhjetor 2021 Në ora: 09:05
Britney Spears

Këngëtarja Britney Spears ka rrëfyer jetën e saj nën kujdestarinë e të atit.

Artistja zbuloi se është lënduar shumë nga familja e saj dhe ajo çfarë i kanë bërë është e pafalshme.

Ajo u shpreh se familjarët e saj kishin për qëllim ta poshtëronin dhe ta bënin të dështonte, duke theksuar se “njerëzit nuk e kanë idenë se sa gjëra të tmerrshme i kanë bërë asaj”.

“Doja të isha e mirë, por ajo çfarë bënë ata me zemrën time ishte e pafalshme. Për 13 vite kërkova të performoj këngë të reja dhe remiks të këngëve të vjetra dhe çdo herë më thoshin ‘jo’”, shkroi këngëtarja.

Për gati 14 vite Britney Spears ka qenë nën kontroll të vazhdueshëm dhe nuk ishte në gjendje të merrte vendime për financat, karrierën dhe jetën e saj personale.

“Kishte për qëllim që të më bënin të dështoj, për të më turpëruar dhe poshtëruar. Njerëzit nuk e kanë idenë se sa gjëra të tmerrshme më janë bërë mua dhe çfarë kam kaluar. Kam frikë nga njerëzit dhe biznesi. Më lënduan vërtet”, shkroi këngëtarja.

Më pas vazhdoi: “Të mos bërit muzikë është një mënyrë për tu thënë atyre zhdukuni, por kjo gjë i sjell dobi vetëm familjes sime. Për 3 vite nuk besova në Zot. Më lëndonin pa arsye, familja ime po më lëndonte. Kalova në gjendje shoku, ishte shumë për tu përballur.”

Britney Spears tregoi edhe synimet e saj për vitin 2022: “Qëllimi im është të shtyj veten të bëj gjëra që më trembin, por jo shumë. Unë e di se çfarë më bën të lumtur dhe më sjell gëzim dhe përpiqem të meditoj në ato vende dhe mendime që më mundësojnë ta përjetoj atë.”

Avokatët e të atit i kanë bërë thirrje që të paguajë tarifat e tij ligjore, duke pretenduar se ai vetëm e kishte mbrojtur nga “palët oportuniste dhe tërësisht të interesuara”.

Image
Britney Spears
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat