Dakota Johnson flet si rrallëherë për lidhjen me Chris Martin

Bota e Yjeve

Dakota Johnson flet si rrallëherë për lidhjen me Chris Martin

Më: 30 dhjetor 2021 Në ora: 16:03
Dakota Johnson dhe Chris Martin

Dakota Johnson dhe Chris Martin e kanë mbajtur lidhjen e tyre larg vëmendjes së publikut. Pas katër vitesh së bashku, dyshja e famshme thuhet se kanë vendosur të martohen. Gjatë një interviste për Elle, aktorja e famshme tha se ndihet e lumtur që kanë arritur ta mbajnë lidhjen e tyre larg vëmendjes së publikut dhe paparacëve.

“Ne kemi qenë bashkë për një kohë të gjatë dhe dalim ndonjëherë, por të dy punojmë aq shumë sa është mirë të jesh në shtëpi dhe të jesh komod dhe privat. Pjesa më e madhe e festës bëhet brenda shtëpisë sime.“, tha aktorja.

Image
Dakota Johnson dhe Chris Martin

Johnson dhe Martin janë në lidhje që nga viti 2017. Ata tani jetojnë së bashku në Point Dume, Malibu.

Në tetor, Martin e quajti Johnson “universin” e tij dhe i kushtoi një këngë asaj në një koncert në Londër. Përpara se të performonte, Martin tha para publikut: “Kjo ka të bëjë me universin tim, dhe ajo është këtu”, duke drejtuar gishtin ndaj aktores së famshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat