Rita Ora shkëlqen në pozat e fundvitit, shfaqet elegante në veshjen ngjyrë rozë

Bota e Yjeve

Rita Ora shkëlqen në pozat e fundvitit, shfaqet elegante në veshjen ngjyrë rozë

Më: 2 janar 2022 Në ora: 00:23
Rita Ora

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Rita Ora, ka ardhur me disa poza të tjera atrktiave dhe në ditën e fundit të vitit 2021.

Përmes llogarisë së saj të Instagramit ku numëron mbi 16 milionë ndjekës, 31-vjeçarja u shfaq tërë elegancë e veshur në një kostum ngjyrë rozë.

Rita shihet plot shkëlqim e veshur në një trupore që ia theksonte linjat atraktive të trupit, teksa prerja e veçantë që i binte mbi supe dhe ia zbulonte shpinën, ajo dukej mahnitëse.

Image
Rita Ora

“Është një vit i ri rozë i 2022. Lutem për dashuri dhe mbështetje për të gjithë në këtë vit që po vjen”, ka shkruar Rita në mbishkrimin e imazheve.

Image
Rita Ora

Ndryshe, aktualisht Rita ndodhet në Australi për spektaklin “The Voice Australia”, ku edhe do të festoi ndërrimin e moteve bashkë me partnerin e saj, Taika Waititi.

Image
Rita Ora

Ndërkohë, më parë u tha se dyshja pritje të fejohen këtë fundvit, por ende nuk është raportuar nëse ata kanë bërë një hap të tillë.

Image
Rita Ora
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat