Kush po e pengon Leonorën ta caktojë datën e dasmës

Bota e Yjeve

Kush po e pengon Leonorën ta caktojë datën e dasmës

Më: 4 janar 2022 Në ora: 07:05
Leonora Jakupi

Këngëtarja e njohur kosovare, Leonora Jakupi në 50 pyetjet e Prives ka folur për planet e saj të dasmës.

E pyetur se kur e ka ndërmend të martohet, ajo me shaka e tha se po pret derisa dizajneri Valdrin Sahiti të ketë kohë të lirë.

Sikur edhe videoklipet që shpeshherë ka ndodh që janë përcaktuar në bazë të veshjeve të Valdrin Sahitit, në bazë të datave që i ka caktuar ai, po më duket që edhe dasmën ka me e caktu ai, jo fustanin, por ai kur të ka kohë të lirë”, u shpreh ajo.

Image
Leonora Jakupi

Leonora Jakupi gjithashtu tregoi se si dëshiron ta bëjë organizimin e dasmës.

Image
Leonora Jakupi

“Për qejfin tim dasmën e bëj më pak persona, me familjen dhe rrethin e ngushtë të miqëve”, u shpreh këngëtarja.

Image
Leonora Jakupi
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat