The Weeknd vjen me surprizën që të gjithë po e prisnim

Bota e Yjeve

The Weeknd vjen me surprizën që të gjithë po e prisnim

Më: 4 janar 2022 Në ora: 18:17
The Weeknd

The Weeknd shumë shpejt do të publikojë një album të ri. “Dawn FM” do të dalë këtë të premte, më 7 janar. Tyler, The Creator, Lil Wayne, Quincy Jones, bashkëpunëtorja e shpeshtë Oneohtrix Point Never dhe, në mënyrë të habitshme, aktori Jim Carrey janë në regjistrimin e tij të shumëpritur. Ai ka zbuluar edhe artin e kopertinës se tij kreative, ku shfaqet si një i moshuar.

Në një mesazh që ai postoi në “Instagram” javën e kaluar, The Weeknd shkroi: “Muzika mund të shërojë dhe kjo më duket si më e rëndësishme se thjesht një tjetër album. Le të heqim dorë nga çdo gjë dhe ta shijojmë me njerëzit.”

Megjithëse roli i Carrey në album është i paqartë, ai ka vënë në dukje se dyshja janë miq me njeri-tjetrin.

Rikujtojmë se gushtin e kaluar, The Weeknd ndau këngën e tij të parë që nga viti 2020, “Take My Breath”. Videoklipi muzikor  i këngës u hoq nga kinematë “Imax” pak para publikimit të saj për shkak të shqetësimeve se mund të shkaktonte kriza epileptike.

Që atëherë, këngëtari ka qëndruar i zënë me një sërë bashkëpunimesh. Ai iu bashkua FKA Twigs për “Tears in the Club”, me Rosalía në “La Fama”, bashkëpunoi me Post Malone në “One Right Now” dhe bëri remix të këngës “Save Your Tears” me Ariana Grande.

Ai gjithashtu u shfaq në këngën pas vdekjes së Aaliyah “Poison”.

 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by The Weeknd (@theweeknd)

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat