Melania Trump nxjerr në ankand kapelen me çmim marramendës

Bota e Yjeve

Melania Trump nxjerr në ankand kapelen me çmim marramendës

Më: 4 janar 2022 Në ora: 20:33
Melania Trump

Ish-Zonja e Parë e Shteteve të Bashkuara, Melania Trump po përgatitet të nxjerrë në ankand një koleksion të “Kreut të Shtetit”, siç është quajtur. Bëhet fjalë për një kapele, tha zyra e saj në një deklaratë. Vetëm kriptomonedha Solana do të pranohet për ta blerë.

Kapelja do të jetë në dispozicion për shitje nga 11 deri më 25 janar, ekskluzivisht online, me një çmim fillestar prej 250,000 dollarë, ose rreth 1,416 Solana, sipas faqes së internetit të gruas së Donald Trump.

Sipas njoftimit për shtyp të zyrës së saj, kapelen në fjalë zonja Trump e ka përdorur kur presidenti francez Emanuel Macron shkoi me gruan e tij Brigitte Macron në Uashington në prill 2018.

Image
Melania Trump

Kapelja është projektuar ekskluzivisht për Zonjën e Parë të SHBA nga stilisti i saj personal, francezo-amerikani Hervé Pierre.

Ankandi përfshin gjithashtu një pikturë me bojëra uji nga artisti francez Marc Antoine Coulomb, kapelja si dhe një vepër dixhitale NFT (Non Fungible Token) me të njëjtën bojëra uji. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat