“Jo vetëm që ke bërë botox, por je mbushur gjithandej me…”/ Bora Zemani e mohon: S’të bën budallaçkë e dashur!

Bota e Yjeve

“Jo vetëm që ke bërë botox, por je mbushur gjithandej me…”/ Bora Zemani e mohon: S’të bën budallaçkë e dashur!

Më: 6 janar 2022 Në ora: 14:31
Bora Zemani

Moderatorja e njohur, Bora Zemani, është një ndër emrat më të përfolur kohëve të fundit.

Në një postim në “Instagram”, ajo ka treguar për kujdesin që bën për lëkurën e fytyrës së saj. Shpesh herë moderatorja është akuzuar nga ndjekësit se ka bërë  ndërhyrje estetike si “botox” apo “ fillers”, madje i kanë publikuar edhe disa foto të vjetra të saj për krahasim.

Krahas videos, janë vënë re disa komente  të tilla dhe moderatorja nuk ka nguruar për t’i kthyer përgjigje.

“S’kam bërë botox thotë budallaçka. Ti jo vetëm që ke bërë botox por edhe hilauronic e ke mbushur fytyrën gjithandej”- ka komentuar një ndjekëse.

Ndërsa Bora iu përgjigj: Në fakt jo e dashur nuk kam bërë dhe nuk do e kisha problem ta thoja pasi nuk jam kundër. Nuk të bën budallackë botox-i. Ditë të mbarë!

Image
Fotografia e publikuar nga Bora Zemani
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat