Leonardo DiCaprio dhe e dashura e tij fotografohen duke lënë jahtin 150 milionë dollarësh

Bota e Yjeve

Leonardo DiCaprio dhe e dashura e tij fotografohen duke lënë jahtin 150 milionë dollarësh

Më: 7 janar 2022 Në ora: 08:16
Camila Morrone dhe Leonardo DiCaprio

Ata kanë marrë me qira jahtin Vava II të miliarderit zviceran Ernesto Bertarelli për pushimet e tyre të Vitit të Ri në St Barts.

Por Leonardo DiCaprio dhe e dashura Camila Morrone ishin në tokë të thatë të mërkurën teksa eksploruan qytetin dhe shëtisnin përgjatë plazhit, shkruan DailyMail.

Aktori, 47 vjeç dhe Camilla, 24 vjeçe, u bashkuan me Lukas Haas përpara se të shkonin në pazar me kryeredaktorin e “British Vogue”, Edward Enninful.

Camila dukej elegante me një fustan plazhi të gjatë të bardhë dhe të mbledhur te pjesa e belit.

Aktorja e kombinoi pamjen e saj me një gjerdan të thjeshtë ari, syze dielli të mëdha dhe një çantë të markës “Saint Laurent”.

Ajo shfaqi bukurinë e saj natyrale duke vënë doza shumë të vogla të makijazhit në fytyrën e saj.

Ndërkohë, Leo ishte i veshur me një bluzë blu ngjyrë gri, pantallona të shkurtra dhe kishte vënë një maskë për fytyrën për shëtitjen e tij në plazh.

Grupi u pa duke bërë rrugën e tyre në qytet, teksa shkonin për të bërë blerje.

Dhe pasditja dukej se ishte e suksesshme pasi Camilla u largua duke mbajtur një çantë të madhe me gjëra të mira nga ato që kishte blerë.

Më pas çifti hipën në varkën e tyre të vogël për t’i çuar në superjaht. Camila u mbështoll nën krahët e të dashurit të saj ndërsa po lundronin.

Ata kanë pasur një javë të stuhishme në Detin e Karaibeve, ku atyre iu bashkua edhe miliarderi themelues i kompanisë Amazon, Jeff Bezos, me të dashurën e tij, Lauren Sanchez, reperi Drake si dhe një mori fytyrash të famshme për festimet e Vitit të Ri.

Camilla u pa së fundmi duke xhiruar për “Daisy Jones & The Six” në Los Angeles muajin e kaluar, ndërsa filmi i Leonardos “Don’t Look Up” u publikua së fundmi në Netflix.

Çifti janë shumë privatë në lidhje me romancën e tyre, e cila ka filluar para katër vitesh.

Sipas tabloidit Page Six, Leo thuhet se ka festuar natën e ndërrimit të viteve me emra si: Richie Akiva, Ernesto Bertarelli dhe Darren Dzienciol.

Image
Camila Morrone
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat