Sot një yll ekrani, e njihni vogëlushen në foto?

Bota e Yjeve

Sot një yll ekrani, e njihni vogëlushen në foto?

Më: 7 janar 2022 Në ora: 12:36
Eliona Pitarka

Vogëlushja që shihni në foto është një ndër personazhet më të dashur të ekranit. Bëhet fjalë për Eliona Pitarkën.

Aktorja e humorit ka treguar se si ka qenë gjatë viteve të fëmijërisë, ku shfaqet e veshur me xhinse blu me lule dhe me një triko me vija. Ajo që bien në sy janë tiparet e ëmbla të aktores.

Kujtojmë që Eliona u bë nënë për herë të parë në fillim të vitit që lamë pas.

Image
Eliona Pitarka me vogëlushen

Vajza, të cilën e ka pagëzuar Gala është kthyer në një nga bebushët më të njohur të showbizzit, pasi aktorja ndan shpeshherë foto krah saj. Ajo thotë se është ndjerë një artiste me ardhjen në jetë të së bijës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat