Rita Ora shihet në një sallon thonjsh në Sydney shoqëruar nga një prej vajzave të të dashurit të saj nga martesa e parë

Bota e Yjeve

Rita Ora shihet në një sallon thonjsh në Sydney shoqëruar nga një prej vajzave të të dashurit të saj nga martesa e parë

Më: 7 janar 2022 Në ora: 13:10
Rita Ora

Rita Ora u kthye në Sydney të premten pas një pushimi në Bayron Bay me të dashurin Taika Waititi.

Dhe këngëtarja shqiptaro-britanike u drejtua drejt e në një sallon thonjsh me kosto të ulët në periferi të të Sydneyt, në Double Bay, shkruan DailyMail.

Rita dukej elegante e veshur me një bluzë të zezë, me një pëlhurë saten, të hapur te pjesa e pasme që tregonte tatuazhet e saj dhe pak nga gjoksi i saj anash.

Image
Rita Ora

Ajo e kombinoi atë me një palë pantallona të lirshme të markës “Miu Miu”.

Këngëtarja e hitit “You For Me” e kompletoi ansamblin e saj të veshjes me një palë sandale me detaje blu.

Image
Rita Ora

Duke e mbajtur veten të sigurtë me një maskë të zezë për fytyrën, Rita dukej se kishte makijazh minimal në fytyrë dhe i mbuloi sytë me syze dielli të markës “Prada”.

Pas takimit të saj, Rita, e cila i kishte mbështjellë flokët e saj bionde në një model topuz, u drejtua drejt një veture e cila ishte aty pranë për ta marrë me vete.

Image
Rita Ora

Anëtarja e jurisë së spektaklit “The Voice Australia” sapo kishte kaluar Vitin e Ri në Bayron Bay, në Uellsin e Ri Jugor, me të dashurin Taika, 46 vjeç.

Çifti, të cilët janë në lidhje për gati një vit, fluturuan në Harbour City me aeroplan privat të enjten.

Image
Rita Ora

Ajo kishte dokumentuar pushimet e çiftit në Instagram, por e mbajti të fshehtë vendndodhjen e tyre specifike duke publikuar vetëm fotografi të saj nga plazhi.

Këngëtarja e hitit “Poison” mbërriti në Australi me të dashurin e saj në fillim të dhjetorit.

Image
Rita Ora

Rita është në Australi për spketaklin “The Voice Australia”, ku për të dytin vit radhazi është përzgjedhur si anëtare e jurisë. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat