10 muaj pas ndarjes, dyshja u kap sërish mat pranë njeri-tjetrit!

Bota e Yjeve

10 muaj pas ndarjes, dyshja u kap sërish mat pranë njeri-tjetrit!

Më: 9 janar 2022 Në ora: 11:05
Ashley dhe G-Easy

Ylli i “Pretty Little Liars” dhe ishi i saj reper G-Eazy ndezën akoma më shumë thashethemet dhe dyshimet e një pajtimi apo ribashkimi të mundshëm, pasi duket se u afruan së bashku gjatë një nate në “West Hollywood”.

Ashley Benson dhe G-Eazy bënë shumë bujë pasi u panë së bashku për herë të dytë gajtë dy javëve, pas ndarjes së tyre plot 10 muaj më parë. Aktorja e “Pretty Little Liars” dhe reperi, të dy 32 vjeç, mesa duket kanë shijuar një natë komode në “West Hollywood”.

Ashley veshi një pardesy të zezë elegante me një këmishë me model të kryqëzuar poshtë, ndërsa G-Easy veshi në një kapuç gri dhe xhaketë lëkure kafe.

Ndërkohë, thuhet se dyshja ishte parë fillimisht duke ngrënë një drekë në lagjen e Los Angeles “Los Feliz”, një ditë pas Krishtlindjeve, sipas raportimeve.

Ky lajm mund të mos jetë shumë surprizues për fansat, pasi Ashley Benson u fotografua gjithashtu në prill duke u futur në Ferrarin e zi të këngëtarit të “Lights and Camera” në Pasadena, Kaliforni, sipas “Daily Mail”.

Ish-çifti duket se nuk e mban dot në kategorinë “ish” me gjithë këto dalje publike!

Rikujtojmë se në shkurt të vitit 2021, Ashley dhe G-Easy thuhet se i dhanë fund lidhjes së tyre, edhe pse dukeshin të pandarë për 9 muaj. Ndjekësit vunë re në atë kohë se dyshja nuk e ndiqnin njëri-tjetrin në “Instagram”.

Edhe pse kishte spekulime se ndarja erdhi nga hiçi, një burim i afërt me Ashley tha për “HollywoodLife” se kishte një përgjigje të arsyeshme se pse ata vendosën të ndahen.

Image
Ashley dhe G-Easy
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat