Aktori i njohur fejohet, urimin më të bukur e mori nga ish- gruaja

Bota e Yjeve

Aktori i njohur fejohet, urimin më të bukur e mori nga ish- gruaja

Më: 9 janar 2022 Në ora: 14:11
Josh Duhamel, Audra Mari

Aktori amerikan Josh Duhamel është fejuar me modelen dhe ‘Miss World America 2016’ Audra Mari, të dashurën e tij prej më shumë se dy vitesh.

 Lajmin e ka bërë të ditur Duhamel në faqen e tij në Instagram të shtunën, më 8 janar, në ditëlindjen e 28-të të partneres së tij.

Ish-gruaja e Duhamel, Fergie, nëna e djalit të tyre 8-vjeçar, komentoi: “Urime!!!” dhe shtoi gjashtë emoji me zemër jeshile.

Audra, e cila ishte gjithashtu Miss North Dakota USA 2014, dhe Josh konfirmuan romancën e tyre në tetor të vitit 2019 pas disa muajsh thashethemesh, kur u fotografuan për herë të parë në aeroport në Toronto.

Një muaj më vonë, ai dhe Fergie finalizuan divorcin e tyre.

Këngëtarja kishte paraqitur dokumentet në fillim të atij viti.

Fergie dhe Duhamel kishin njoftuar ndarjen e tyre në shtator të vitit 2017 pas tetë vitesh martesë.

 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Josh Duhamel (@joshduhamel)

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat