Kate feston ditëlindjen me 3 foto domethënëse ku shfaqet ndryshe nga çdo herë tjetër

Bota e Yjeve

Kate feston ditëlindjen me 3 foto domethënëse ku shfaqet ndryshe nga çdo herë tjetër

Më: 9 janar 2022 Në ora: 17:16
Kate Middleton

Tre fotografi të reja të Dukeshës së Kembrixhit janë publikuar për të shënuar ditëlindjen e saj të 40-të sot.

Në fotot, të realizuara nga fotografi i modës Paolo Roversi, Kate shihet e veshur me fustane të ndryshme Alexander McQueen.

Tri fotot e reja të publikuara të dukeshës për të shënuar ditëlindjen e saj tregojnë se si ajo dëshiron të prezantohet në moshën 40-vjeçare dhe shfaqin magjepsjen e modës së vjetër.

Imazhet janë bërë në Kew Gardens në nëntor dhe do të ekspozohen në tre vende që ajo ka zgjedhur dhe kanë domethënie të veçantë për të. Imazhet do të shfaqen këtë vit në tre zona - Berkshire, St Andrews dhe Anglesey - ku Kate ka jetuar. Më pas ato do të vendosen në koleksionin e përhershëm të Galerisë Kombëtare të Portreteve.

Berkshire është vendi i fëmijërisë së saj dhe ku ajo u rrit. St Andrews është vendi ku ajo shkoi në universitet dhe filloi marrëdhënien me princin William. Anglesey është vendi ku çifti jetoi së bashku pak para dhe në fillim të martesës së tyre.

Kate mban një palë vathë që i përkisnin Dianës, Princeshës së Uellsit, në dy fotot bardh e zi dhe vathët e huazuara nga mbretëresha në tjetrën. Zgjedhjet për fotot janë personale të dukeshës që kanë lidhje me fëmijërinë dhe rrugëtimin e saj në familjen mbretërore dhe me atë që është sot.

Image
Kate Middleton
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat