Elvana Gjata po vjen me bashkëpunim edhe me reperin e njohur

Bota e Yjeve

Elvana Gjata po vjen me bashkëpunim edhe me reperin e njohur

Më: 10 janar 2022 Në ora: 08:19
Elvana Gjata

Elvana Gjata e ka nisur vitin me bashkëpunime. Pak ditë më parë, këngëtarja e mirënjohur konfirmoi thashethemet që qarkullonin prej disa kohësh, se do të bashkëpunojë me Mozzik.

Gjithashtu, është mësuar se do të vijë me një duet me Mc Kreshën dhe Lyrical Son, këngë e cila do të jetë pjesë e albumit të tyre.

Ndërkohë që së fundmi raportohet se Elvana po punon për një bashkëpunim me reperin e ri, Bardhi.

Detajet nuk janë zbuluar ende por me siguri mund të themi se do jetë një projekt për të mos u harruar. Kujtojmë që projekti më i fundit i saj është dueti me Capital T, Flakë.

Image
Elvana Gjata
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat