“Një rrugëtim i vështirë, një finale e lehtë”/ Einxheli diskuton me Ilirin për nominimet e banorëve: Nuk zvarritem drejt finales duke…

Bota e Yjeve

“Një rrugëtim i vështirë, një finale e lehtë”/ Einxheli diskuton me Ilirin për nominimet e banorëve: Nuk zvarritem drejt finales duke…

Më: 10 janar 2022 Në ora: 10:27
Einxhel Shkira

Einxhel Shkira dhe Ilir Shaqiri kanë diskutuar rreth nominimeve me banorët dhe arritjes deri në finale.Sipas Einxhelit, Iliri dhe Donaldi duan të eleminojnë njëri- tjetrin për ta bërë më të lehtë finalen duke lënë në garë lojtarët më të dobët. Por Iliri u shpeh se ai ecën me llogjikën e rivalitetit dhe sipas tij nuk pretendon të qëndroj në finale më të dobtit.

Ai e vlerëson moderatoren si një lojëtare të fortë. Por sipas saj ‘një finale më dinjitoze është kur ke Ilirin, Donaldin ose Arjolën’, duke përfshrë kështu dhe veten e saj. Ajo u shpreh se at ate dy po ecin me llogjikën e ‘një rrugëtimi të vështirë, një finale të lehtë’.

Pjesë nga biseda:

Einxhel: Në finale në qoftë se ti e dëshiron përballjen me mua, në finale prap përballjen me mua e ke por e ke me publikun, nuk ke përse e heq ti tani lojtarin e fortë për të mbajtur të dobëtin.

Iliri: Nuk e bëj më këtë llogjikë që e bën ti. Unë e bëj me llogjikën e rivalitetit sepse unë me Donaldin që një muaj më paërpara e kemi diskutuar këtë gjë, gjithashtu dhe në ‘Prime’.

Einxheli: Kjo sepse ju doni të hiqni njëri- tjetrin sa më parë që ta keni më të lehtë finale

Iliri: Po mirë, problem juaj kush është? Se nuk të kuptoj, ju na doni deri në fund të dyve?

Einxheli: Po, ju dua të dyve.

Iliri: Po ç’ja fut kot.

Einxheli: E kemi pasur dje diskutim me Donaldin. Pse a është njësoj të shkoj në finale dhe të fitoj kur kam Ilirin dhe Donaldin ose e humb njësoj në një finale me Sarën dhe me Klaudion. Ti preferon në finale të kishe Meridiani, Sarën këto?

Iliri: Unë ty të quaj lojtare të fortë dhe ti e di.

Einxheli: Mendon që më dinjitoze është kur ke në finale mua, Donaldin, Arjolën.

Iliri: Për momentin po ta bëja një gjë të tillë me Donaldin përpara finales për mua do ishte një finale, do dilja unë do quhesha finalist. Sepse unë nuk llogjikoj që zvarritem drejt finales duke eleminuar më të dobtin.

Einxheli: Ju të dy keni këtë variantin ‘një rrugëtim i vështirë, një finale e lehtë’.

Image
Einxhel Shkira
Image
Ilir Shaqiri

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat