Rilind Alimani sjell projektin e ri muzikor, ia vlen ta dëgjoni

Bota e Yjeve

Rilind Alimani sjell projektin e ri muzikor, ia vlen ta dëgjoni

Nga: Maksim Gjokaj Më: 25 janar 2022 Në ora: 16:05
Rilind Alimani

Ai quhet Rilind Alimani dhe sapo ka sjellë projektin e tij të parë me videoklip që mban titullin "Kështu Zoti paska dasht".

Mësojmë se artisti i ri është nga Tetova dhe është autor me të gjitha komponentët i këngës së tij.

Por këngën e tij të parë që ai e kishte punuar u prezantua në Festivalin "Kënga Magjike", e tani kishte ardhur koha për një projekt të ri që është përshtatur mjaft mirë me video.

Image
Rilind Alimani

Rilindi është i angazhuar në muzikë duke kënduar në mbrëmje Live në Tetovë, por ka ftesa kudo. Ai ka suport gjithmonë nga familja, shoqëria dhe kolegët e tij e është falenderues ndaj tyre.

Ndërsa kjo këngë ishte e përshtatshme e enkas shkruar e që të vinte gjatë stinës së dimrit, dhe nëse ende se keni dëgjuar ia vlen të klikoni e ta dëgjoni në linkun më poshtë.BS

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat