Elita Rudi zbulon se 10 muaj pas lindjes ka humbur 20 kilogramë

Bota e Yjeve

Elita Rudi zbulon se 10 muaj pas lindjes ka humbur 20 kilogramë

Më: 28 janar 2022 Në ora: 14:30
Elita Rudi

Prezantuesja dhe blogerja e njohur, Elita Rudi, tregohet shumë e hapur me ndjekësit e saj në rrjetet sociale.

Ajo shesh publikon fotografi dhe video të ndryshme nga përditshmëria, duke treguar ditët e saj të zakonshme.

Elita ka arritur që një vetëm pak muaj pas lindjes të ketë një rezultat humbjeje të peshës për lakmi.

Image
Elita Rudi

Kjo pasi në vetëm 10 muaj pasi solli në jetë vajzën Bota, Rudi-Gjikolli ka humbur rreth 20 kilogramë, duke u kthyer në peshën e saj ideale të trupit.

Këtë e ka bërë të ditur vet ajo përmes një videoje të publikuar në InstaStory, ku shihet mbi peshore teksa tregon rezultatin e arritur.

Image
Elita Rudi/InstaStory

Peshorja e saj shënon numrin 60, që tregon peshën e saj të tanishme, teksa ajo vet ka shkruar në mbishkrimin e videos: “- 20 kilogramë, 10 muaj pas lindjes”.

Elita ka treguar edhe më parë në rrjetet sociale se dobësimi i saj vjen si pasojë e kujdesit në ushqim dhe ushtrimeve në palestër. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat