Dafina Zeqiri nuk ndalet së publikuari poza provokuese për ndjekësit e saj në rrjetet sociale

Bota e Yjeve

Dafina Zeqiri nuk ndalet së publikuari poza provokuese për ndjekësit e saj në rrjetet sociale

Më: 2 shkurt 2022 Në ora: 06:55
Dafina Zeqiri

Këngëtarja e njohur shqiptare, Dafina Zeqiri, së fundmi mori vëmendjen e mediave kur publikisht i doli në mbështetje mësimdhënësit Lulzim Paci nga Vushtria.

Ky i fundit ishte bullizuar për shkak të një videoje të publikuar në TikTok, ku kishte shfaqur aftësitë e tij të vallëzimit, gjersa me gjithë mobilizimi në shoqërisë në rrjetet sociale për t’i dalë kundër bullizmit, Dafina iu bashkua kësaj iniciative duke publikuar një video me vet profesorin në fjalë.

Një ditë pasi publikoi këtë video, këngëtarja Zeqiri solli për ndjekësit e saj disa fotografi të reja në llogarinë e saj zyrtare në Instagram, ku është shfaqur mjaft atraktive.

Image
Dafina Zeqiri

Ajo këtë herë ka pozuar me një xhaketë të kaltër dimërore, të veshur sipër një palë tutave të errëta, të cilat vinin në pah tatuazhet e shumta të saj përgjatë trupit.

Në disa prej pozave, këngëtarja e hitit “Dafinë Moj” është shfaqur tejet provokuese, teksa ka vënë në pah linjat e saj trupore.

Image
Dafina Zeqiri

Dafina e ka bërë të qartë në shumë prej intervistave se është tej mase e përkushtuar ndaj palestrës, gjë e cila i ka sjellë gjithmonë rezultate të mira në mirëmbajtjen e trupit.

Image
Dafina Zeqiri

Për sa i përket muzikës, këngëtarja është duke vazhduar të shijojë suksesin e klipit të saj më të fundit, “Tduh – Duh”, në të cilin ajo u shfaq së bashku me të dashurin e saj, DJ Geek.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat