Rihanna ndan foton e parë në Instagram me bark të fryer

Bota e Yjeve

Rihanna ndan foton e parë në Instagram me bark të fryer

Më: 3 shkurt 2022 Në ora: 13:35
Rihanna

Rihanna dhe A$AP Rock pak ditë më parë zbuluan se po bëhen prindër.

Këngëtarja me famë botërore është në pritje të fëmijës së parë, ku tashmë ka publikuar edhe fotografinë e parë në Instagram.

Në foto, Rihanna mund të shihet duke ngritur një fanellë futbolli për të zbuluar barkun e saj në rritje, duke i lënë flokët e saj të gjata dhe kaçurrela të kalojnë mbi supet e saj, ndërsa ajo shikon me dashuri gungën e saj.

Veshja, e cila përfshinte gjithashtu doreza të gjata lëkure, ishte e njëjta që kishte veshur kur doli në Nju Jork më 25 janar për të ngrënë darkën për A$AP që punonte në studion e regjistrimit.

Ndryshe, Rihana dhe reperi nisën një lidhje në nëntor 2020, pasi qëndruan për disa vite shokë të ngushtë, periudhë gjatë së cilës A$AP Rock, emri i vërtetë i të cilit ësht Rakim Mayers, kishte rënë në dashuri me të.

Image
Rihanna dhe A$AP Rock

Lajmin se po bëhen prindër çifti e zbuluan përmes një seri fotosh të realizuara në rrugët e New York-ut, ku edhe këngëtarja zbuloi barkun e rrumbullakosur.

Përpara romancës me Rihanna-n, Rocky është i njohur për të shkuarën e tij të errët, përfshirë përdorimin e drogës në moshë të re. Babai i tij u arrestua për tregti droge kur ishte vetëm 12-vjeç, ndërsa vëllai i tij u vra një vit më vonë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat