Edhe Trejsi Sejdini inspirohet nga Kendall, sfidon të ftohtin në të brendshme

Bota e Yjeve

Edhe Trejsi Sejdini inspirohet nga Kendall, sfidon të ftohtin në të brendshme

Më: 4 shkurt 2022 Në ora: 09:42
Trejsi Sejdini

Trejsi Sejdini vazhdon t’i bëjë për vete ndjekësit.

‘Miss Universe Albania’ nga viti 2016 është mjaft aktive në rrjetet sociale ku përherë ka diçka unike për të treguar.

Ajo komentohet mjaft shumë për pozat joshëse që sjell në instagram për 450 mijë ndjekësit e saj.

Image
Trejsi Sejdini

Por së fundmi edhe Trejsi është inspiruar nga vajza e familjes Kardashian-Jenner.

Ishte Kendall ajo e cila ditë më parë pozoi me bikini në mes të borës, kështu duke u inspiruar më pas edhe shumë femra tjera madje edhe ato shqiptare.

Image
Kendall

Pas Flaka Krelanit e cila solli poza pak a shumë të ngjashme si Kendall nuk vonoi as missi shqiptar Trejsi Sejdini të realizoj poza të tilla.

Image
Flaka Krelani

Trejsi u shfaq me të brendshme të zeza duke kombinuar veshjen me një kapele ngjyrë kafe dhe çizme po ashtu sikur kapela.

Image
Trejsi Sejdini

Kjo paraqitje e saj u pëlqye mjaft shumë nga ndjekësit e saj të cilët e komplimentuan për linjat trupore.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat