“Jam i dashuruar, por single”- Atdheu hap zemrën, kush është vajza që s’pranon të lidhet me të: Do vuaj shumë, por…

Bota e Yjeve

“Jam i dashuruar, por single”- Atdheu hap zemrën, kush është vajza që s’pranon të lidhet me të: Do vuaj shumë, por…

Më: 4 shkurt 2022 Në ora: 13:46
Atdhe Xharavina

Atdhe Xharavina mori famë si një nga konkurrentët e programit të dashurisë Për’puthen.

Pas daljes nga programi, ai është përfolur për lidhje me disa vajza, mes tyre edhe moderatorja e emisionit, Bora Zemani. Megjithatë, ata kurrë se kanë pranuar dhe kanë treguar që janë vetëm miq me njëri-tjetrin.

Së fundmi, Atdhe Xharavina hapi zemrën dhe foli për vajzën që dashuron, por nuk zbuloi identitetin e saj.

Image
Atdhe Xharavina

Ai u shpreh se aktualisht është single, pasi vajza që i ka rrëmbyer zemrën nuk pranon të lidhen bashkë pasi e sheh akoma si ‘Atdheu i Për’puthen’ dhe s’ka siguri në fjalët e tij.

Ish-konkurrenti i Për’puthen tha tani ka hequr dorë nga ajo dhe është i përgatitur për të vuajtuar për një kohë të gjatë.

“Ka plot goca që më propozojnë. Kur hodha foton me Maria Bove më shkruajtën ‘na theve zemrën’. Por u them rrini të qeta jam single. I dashuruar jam unë, por s’jam me atë vajzën. E dua, por nuk jam me të. Besoj e njihni se Tirana është vogël dhe është e njohur mediatikisht. Ajo nuk jeton në Tiranë. Na pengojnë shumë gjëra që të mos jemi me njëri- tjetrin”, tha Atdhe Xharavina në ‘Wake Up’.

“Është e martuar ajo?”- e pyeti moderatorja, Ori Nebiaj.

“Jo. S’kam pasur nevojë kurrë kështu gjërash dhe s’kam nevojë. Nuk i fus hundët aty ku nuk dua. Janë shumë gjëra, rrugëtimi im i ‘Përputhen’ që po flitem akoma. Nuk është xheloze, por s’ka siguri. Më sheh akoma si Atdheu i Për’puthen, jo jashtë atij emisioni. Më ka njohur përpara, tani e ka krijuar një ide dhe pse më njeh ndryshe. Ka dyshime, unë me shoqe kam postuar foto në Instagram. Jam impenjuar shumë por s’ka funksionuar. Do e lë me kaq, do vuaj një kohë të gjatë. S’kemi halle të tjera”, përfundoi ai.

Image
Atdhe Xharavina
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat