Komenti i Gigi Hadid ‘ndez’ rrjetin, sa fëmijë do të ketë Rihanna?

Bota e Yjeve

Komenti i Gigi Hadid ‘ndez’ rrjetin, sa fëmijë do të ketë Rihanna?

Më: 6 shkurt 2022 Në ora: 07:03
Gigi Hadid

Shtatzënia e Rihannës dhe komentet që miqtë e saj të famshëm kanë bërë në fotot e postuara në llogarinë e saj të Instagramit, ka ngritur teori se këngëtarja mund të ketë binjakë.

Rihanna ndau lajmin e saj të lumtur në fillim të kësaj jave me disa foto të adhurueshme së bashku me të dashurin e saj, A$AP Rocky.

Që atëherë fansat kanë spekuluar jo vetëm gjininë e fëmijës, por edhe mundësinë se ajo mund të lindë binjakë.

Komenti që ngjalli më shumë dyshime dhe që u shpërnda kudo nëpër rrjet është dhe ai i modeles, Gigi Hadid, e cila kishte shkruar “tre engjëj”.

Sikur mos të mjaftonte kjo, njëri nga fansat vuri në dukje se këngëtarja Tamar Braxton, kishte pyetur në komente “a kemi dy?“, duke shtuar kështu më tej thashethemet.

Të hënën, Rihanna zbuloi se është shtatzënë për herë të parë. Çifti ndau lajmin emocionues me një seri fotosh të ëmbla të realizuara në Nju Jork gjatë fundjavës.

Fotot me barkun e rrumbullakosur erdhën pasi fansat kishin spekuluar për muaj të tërë se Rihanna ishte shtatzënë.

Rihanna dhe A$AP Rocky njihen për gati një dekadë, por marrëdhënia e tyre nuk u kthye në romantike deri në vitin 2020.

Në një intervistë të vitit 2021 me GQ, Rocky iu referua Rihannës si “zonja ime” dhe “dashuria e jetës sime”.

Image
Rihanna
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat