Donald për Einxhel: Dhe unë mund të kem gjëra për të thënë për të, por nuk flas

Bota e Yjeve

Donald për Einxhel: Dhe unë mund të kem gjëra për të thënë për të, por nuk flas

Më: 6 shkurt 2022 Në ora: 10:44
Donald

Raporti Donald-Einxhel është përkeqësuar akoma më shumë.

Krejt kjo për shkak se Einxhel po përdor një situatë nga e kaluara që ka të bëjë me Donaldin gjatë kohës sa punonin bashkë.

Ajo ka rrëfyer se kur kishte pësuar aksident ajo ishte përjashtuar nga puna nga vëllezërit Veshaj.

Image
Donald

Këto kanë ndikuar dhe raportet mes dyshes së Big Brother Vip të agravojnë aq shumë deri në ofendime më të rënda.

Ani pse kundrejt Einxhel, Donaldi është treguar më i matur pasi që sipas tij këto gjëra nuk mund të vërtetohen sa janë brenda shtëpisë.

Në një bisedë me Monikën aktori Veshaj dëgjohet duke thënë se edhe ai ka gjëra që di për Einxhel por nuk preferon të flasë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat