Si dukej Amarda Toska 18 vite më parë? Dalin fotot kur bënte audicione në “Portokalli”-

Bota e Yjeve

Si dukej Amarda Toska 18 vite më parë? Dalin fotot kur bënte audicione në “Portokalli”-

Më: 7 shkurt 2022 Në ora: 10:59
Amarda Toska dhe Agron Llakaj

Ishte viti 2004 kur Amarda Toska u bë pjesë e spektaklit të humorit “Portokalli”.

Tek emisioni më i ri në Top Channel, “Ëndërrtjerrësit” u publikuan momentet e patransmetuara të 18 viteve më parë, kur moderatorja zhvillonte audicionet për t’u përzgjedhur prezantuese e emisionit.

Për shumë vite me radhë, ajo moderoi krah aktorit të dashur për publikun, Agron Llakaj. Megjithatë, Amarda rrëfen se mundësia që iu dha e që i ndryshoi karrierën nisi krejt papritur.

Image
Amarda Toska dhe Agron Llakaj

“Ardhja ime në ‘Portokalli’ nuk ka qenë e menduar dhe e kërkuar nga unë. Kanë qenë njerëz të tjerë, që më identifikuan kur isha balerinë në Tv Klan. Ishte përgjegjësi e madhe, atëherë ‘Portokallia’ ishte në kulmin e vetë, dilte të dielave në adrkë dhe në lokale të gjithë atë shikonin”.

Edhe pse 18 vite pas, siç duket nga pamjet, Ami është po aq simpatike dhe elegante.

Image
Amarda Toska dhe Agron Llakaj
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat