Dua Lipa shijon ditët e fundit të pushimeve në plazhet e Miamit përpara fillimit të turneut botëror

Bota e Yjeve

Dua Lipa shijon ditët e fundit të pushimeve në plazhet e Miamit përpara fillimit të turneut botëror

Më: 8 shkurt 2022 Në ora: 06:45
Dua Lipa

Ajo po përgatitet për të nisur turneun e saj botëror të mërkurën.

Prandaj, Dua Lipa e shfrytëzoi sa më shumë kohën e saj të pushimit teksa e kaloi fundjavën duke u relaksuar në plazhet e Miamit.

Këngëtarja 26-vjeçare mahnit me bikini rozë teksa shijonte një takim me një mik përpara se të pushonte dhe të lexonte një libër nën rrezet e diellit.

Image
Dua Lipa

Fiziku i tonifikuar i Duas mori vëmendjen e të pranishmëve, derisa artistja dukej e qetë dhe e relaksuar.

Tre herë fituesja e Grammyt lejoi që bukuria e saj natyrale të shkëlqejë derisa ishte pa makijazh. Dua e kompletoi pamjen me vathë floriri, dhe syze dielli.

Image
Dua Lipa

Gjatë ditës së saj relaksuese, Dua u argëtua duke lexuar romanin e Khaled Hosseinit të vitit 2007, “A Thousand Splendid Suns”.

Vikendi që lamë pas ishte i fundit për yllin e muzikës për një kohë të gjatë, pasi ajo fillon turneun e saj botëror në Miami më 9 shkurt, shkruan DailyMail.

Image
Dua Lipa

Ajo do të mbaj turne në të gjithë botën deri në fillim të korrikut, kur do të marrë disa javë pushim.

Javën e kaluar, Dua foli për turneun në “The Late Show” me Stephen Colbert dhe diskutoi për zgjedhjet kreative pas tij.

Image
Dua Lipa

\Dua zbuloi se turneu do të ishte ‘masivisht i ndryshëm’ nga ai që ata kishin planifikuar fillimisht dy vjet më parë.

Stephen më pas e pyeti se si ishte të kishte suksesin e saj shpërthyes me albumin e saj “Future Nostalgia” gjatë pandemisë dhe të mos ishte në gjendje të performonte dhe të takohej me fansat e saj.

“Kam punuar në këtë album për kaq shumë kohë. Isha shumë e apasionuar pas tij. Edhe unë isha shumë krenare për këtë. Ishte një pjesë e punës ku më në fund ndjeva se kisha gjetur vetëbesim dhe kush isha në të vërtetë si artiste dhe kompozitore”, tha Dua.

Image
Dua Lipa

Ajo tha kur gjithçka u mbyll se nuk donte ta besonte dhe mendoi me aq shumë pasiguri se ndoshta tani ishte koha e duhur për të nxjerrë albumin.

\Dua tha se e ka këtë filozofi që deri në publikimin e tyre muzika i takon asaj dhe pasi të dalë nuk është më e saj. Ajo tha se ndjeu se ishte koha e përsosur për ta publikuar me shpresën se këngët do të gjenin vend te secili.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat