“Se kisha imagjinuar kurrë”- Ëndrra e Rita Orës bëhet realitet, ylli shqiptar sukses edhe në aktrim: Jeta ime si një film

Bota e Yjeve

“Se kisha imagjinuar kurrë”- Ëndrra e Rita Orës bëhet realitet, ylli shqiptar sukses edhe në aktrim: Jeta ime si një film

Më: 8 shkurt 2022 Në ora: 14:24
Rita Ora

Këngëtarja dhe kantautorja shqiptare me famë botërore, Rita Ora iu është bashkuar kastit të aktorëve serive të ardhshme të ‘Beauty and The Beast’ të Disney Plus.

Ylli i popit, që ka arritur sukses të madh në muzikë, tani po shkëlqen edhe në aktrim.

Raportohet se Rita Ora do i bashkohet kastit të aktorëve që përfshin Josh Gad, Luke Evans, Briana Middleton, Fra Fee dhe Jelani Alladin.

“Nuk mund ta mbaj më sekretin! Jam shumë e emocionuar që do t’i bashkohem kastit të serialit të “Beauty and the Beast”! Kur isha fëmijë, mbaj mend që e shikoja “E bukura dhe bisha” me familjen time gjatë gjithë kohës dhe menjëherë rashë në dashuri me muzikën dhe personazhet. As në ëndrrat e mia më të çmendura nuk mund ta imagjinoja që do t’i bashkohesha kësaj bote përrallore”, shkroi këngëtarja në një postim në Instagram, duke shtuar: “U jam mirënjohëse të gjithë atyre që e bënë të mundur. Faleminderit Disney+, ekipit tim të CAA – Dan, Joella dhe Tracy – Shari, si edhe familjes sime. Kohët e fundit thjesht ndjej sikur të gjitha ëndrrat e mia po bëhen realitet! Jeta ime është si një film i Disney!”

Image
Rita Ora
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat