U nda nga i dashuri pak muaj pas lindjes së vajzës, Belen Rodriguez rikthehet në krahët e ish-bashkëshortit, kapen ‘mat’

Bota e Yjeve

U nda nga i dashuri pak muaj pas lindjes së vajzës, Belen Rodriguez rikthehet në krahët e ish-bashkëshortit, kapen ‘mat’

Më: 8 shkurt 2022 Në ora: 15:56
Belen Rodriguez dhe Stefano De Martino

Belen Rodriguez dhe Stefano De Martino duket se kanë rindezur romancën. Ish-çifti bashkëshortëve raportohet se i kanë dhënë edhe një mundësi marrëdhënies së tyre pas ndarjes së modeles nga i dashuri, Antonino Spinalbese.

Belén Rodriguez dhe Stefano De Martino u fotografuan duke dalë nga një restorant milanez pas një darke romantike me qirinj, ku dukeshin më afër se kurrë.

Pa iu fshehur paparacëve, të dy hipën në makinën e balerinit të famshëm dhe u nisën drejt shtëpisë së tij.

Image
Belen Rodriguez dhe Stefano De Martino

Lajmet vijnë pasi modelja argjentinase i dha fund romancës me Antonino Spinalbese, me të cilin solli në jetë vajzën Luna Mari në maj 2021.

Marrëdhënia e tyre kaloi në krizë vetëm pak muaj pas ardhjes në jetë të vajzës dhe ish-çifti u ndanë përfundimisht, megjithatë asnjëri prej tyre nuk foli publikisht për fundin e lidhjes së tyre.

Image
Stefano De Martino

“Ishte dashuri me shikim të parë. Sapo e pashë mendova që është shumë i bukur dhe ja thash këtë”,- tregoi Belen për stilistin e flokëve.

Puthjen e parë çifti e shkëmbeu pak ditë pas njohjes dhe Belen e kujtonte atë moment si më të sikletshmin, duke theksuar se ndihej si gjimnaziste.

“Nuk ka rëndësi fare fakti që ai fiton më pak para se unë”, ka deklaruar ajo në atë kohë.

Image
Belen Rodriguez

Edhe pse vendimin për t’u bërë prindër e morën 4 muaj pas njohjes, ata thanë se nuk ishin problem për asnjërin prej tyre.

“Realiteti është që unë kam fëmijë me burra të ndryshëm, por ky nuk është problem. Jam e lumtur. Pas dështimit me martesën time më në fund gjeta fuqinë të jetoj sërish”, tha Rodriguez gjatë intervistës, por duket se lumturia e saj me stilistin e flokëve zgjati shumë pak dhe modelja u rikthye sërish në krahët e ish bashkëshortit, me të cilin ka edhe një djalë, Santiago.

Image
Belén Rodriguez dhe Stefano De Martino
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat