Dua Lipa e kombinuar me xhinse dhe një pallto blu mbërrin në një darkë në Miami

Bota e Yjeve

Dua Lipa e kombinuar me xhinse dhe një pallto blu mbërrin në një darkë në Miami

Më: 8 shkurt 2022 Në ora: 18:53
Dua Lipa

Ajo është e njohur për hitet e saj dhe zgjedhjet e guximshme të modës.

Dua Lipa bëri një shfaqje stili me një bluzë që binte në sy e kombinuar me xhinse teksa mbërriti në darkë në Miami, Florida të shtunën mbrëma.

Këngëtarja, 26 vjeçe, tërhoqi vëmendjen me veshjen e saj të cilin e plotësoi me një pallto lëkure të gjatë, blu të çelët, të mbështjellë rreth bërrylave.

Image
Dua Lipa

Dua dukej sensacionale me pjesën e sipërme shumëngjyrëshe, të cilën e lidhi mbrapa dhe e veshi me një palë xhinse të pazakonta ombre.

Ajo i mbante gjërat e saj në një çantë dore të kuqe dhe më tej kishte aksesorë me një gjerdan të trashë fluturash.

Disa orë më parë, Dua u pa duke u përqafuar nën rrezet e diellit në plazhin e Miami. Nata relaksuese e yllit do të jetë e fundit për një kohë të gjatë, ndërsa ajo do filloi  turneun e saj botëror në Miami më 9 shkurt.

Dua do të bëjë turne në të gjithë globin vazhdimisht deri në fillim të korrikut, kur do të marrë disa javë pushim.

Javën e kaluar, ajo foli për turneun në” The Late Show” me Stephen Colbert dhe diskutoi për zgjedhjet kreative pas tij.

Këngëtarja zbuloi se turneu do të ishte i ndryshëm nga ai që kishin planifikuar fillimisht dy vjet më parë dhe do të quhet “Future Nostalgia”.

Image
Dua Lipa

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat