Debat i ashpër mes Ilirit dhe Donaldit, përfshin dhe Beatrixën

Bota e Yjeve

Debat i ashpër mes Ilirit dhe Donaldit, përfshin dhe Beatrixën

Më: 8 shkurt 2022 Në ora: 22:38
Beatrix Ramosaj

Edhe sonte ka ndodhur një debat i ashpër në mes të Ilirit dhe Donaldit.

Kjo pasi  Iliri është shprehur se Donaldi e ka përdorur brenda shtëpisë, romancën që ka pasur më parë me Bora Zemanin.

Mirëpo sonte ai tha ai më parë nuk ka dhënë disa mendime, pasi nuk ka dashur që të ndihet keq vajza me të cilën  Donaldi nisi një romancë në shtëpi, Beatrix Ramosaj.

“Pasi rihapen diskutimet e të kaluarës, Donaldi del jashtë çdo parametri dhe unë nuk i përgjigjem se nuk dua të lëndoj atë që është e dashura e tij”, tha Iliri.

Mirëpo për këtë temë Donaldi tha se Iliri e ka bërë të ndihet keq Beatrixi.

“Asnjëherë nuk kam dashur ta ul Ilirin”, tha më tej Donaldi, referuar komenteve për gruan e balerinit, pasi ky i fundit ka rrëfyer se e ka tradhtuar para disa vitesh.

Ndryshe për këtë rast, Beatrixi në studio tha se Iliri është duke i përdorur të gjitha pikat e dobëta të Donaldit, pasi e di se ai mërzitët në këtë temë.

Image
Banoret e Big Brotherit
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat