Olta Gixhari: Kemi në plan edhe një fëmijë tjetër së shpejti

Bota e Yjeve

Olta Gixhari: Kemi në plan edhe një fëmijë tjetër së shpejti

Më: 9 shkurt 2022 Në ora: 15:48
Olta Gixhari

Aktorja  e njohur Olta Gixhari thotë se jeta e saj ka ndryshuar totalisht pas ardhjes në jetë të djalit të saj Amar.

“I kam thënë lamtumirë përgjithmonë lirisë time. Këtu përfshihen netët e gjata dhe të pafundme pa gjumë. Normalisht tani kryefjala e shtëpisë sonë është Amar dhe çdo gjë rrotullohet rreth tij, me dashurinë më të madhe”, rrëfeu Olta, e cila ndër të tjera tha se emrin e të birit ia kishte sugjeruar Armina Mevlani dhe asaj i kishte ngelur në mendje.

E pyetur nëse do të rikthehet ndonjëherë në Shqipëri apo do jetojë përgjithmonë në Spanjë, aktorja tha se tani bota është bërë shumë e vogël, barrierat nuk ekzistojnë më si më parë dhe për pak orë mund të jesh në çdo destinacion:

“Normalisht që zemra ime është në Tiranë. Qetësia ime, rehatia ime është këtu ku jam tani por ka shumë kohë që Valencia më është kthyer si shtëpia ime. Pra unë kam disa kohë që them “po iki në shtëpi”. Unë jam e hapur ndaj projekteve që do më lidhin ndoshta me Tiranë. Por qëndrimi këtu po më shijon shumë dhe mendoj se për djalin tim është më mirë. Unë jam një nënë me kohë të plotë sepse nuk kam dikë tjetër që të më ndihmojë, përveç partnerit. Amarin e kam futur në çerdhe, të cilën e kam në katin e parë të shtëpisë, duke qenë se unë jam një nënë shumë kontrolluese. Kam bërë shumë mirë që e kam regjistruar në çerdhe sepse atje kanë aktivitete të ndryshme, ndërsa me mua këtu do mërzitet duke i thënë mos e bëj këtë mos  e bëj atë.  Unë jam shumë liberale, nuk i bërtas kurrë nëse ai thyen diçka. Në kopësht ai mëson çdo ditë gjëra të reja. Unë bëj rrallë udhëtime pa të, maksimumi dy javë. Madje kur kam ndonjë projekt në Tiranë, nuk dua të largohem nga këtu pasi Amari këtu ka çerdhen, shokët me të cilët kënaqet shumë, por nuk bëj dot më shumë pa djalin.”

Olta tregoi se i flasin djalit edhe shqip edhe spanjisht për të kuptuar nëse mund t’i kuptojë të dyja gjuhët, ndërsa rrëfeu se kanë në plan për të bërë edhe një fëmijë tjetër, i cili nuk do jetë shumë vonë.

Aktorja tregoi se partneri i saj quhet Dori dhe arsyeja pse ajo nuk e poston në rrjetet sociale është se ai nuk dëshiron.

“Unë nuk e kam fare problem ta postoj me fytyrë. Por ai nuk ka vendosur dhe nuk ka dëshirë të jetë përson publik. Kam përshtypjen që ja sa t’i dalë turpi.”

Image
Olta Gixhari, Amari
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat