‘E tmerrshme’/ Armina Mevlani rrëfen eksperiencën e shoqes: I ndërron meshkujt çdo javë!

Bota e Yjeve

‘E tmerrshme’/ Armina Mevlani rrëfen eksperiencën e shoqes: I ndërron meshkujt çdo javë!

Më: 10 shkurt 2022 Në ora: 08:39
Armina Mevlani

Aplikacionet e ndryshme në internet janë kthyer edhe si një platformë ku të rinjtë po krijojnë njohje me persona të ndryshëm.

Për këtë, po përdorin aplikacione duke vendosur vendndodhjen për të parë cilët njerëz kanë pranë dhe pasi besojnë, vendosin nëse dëshirojnë të takohen.

Moderatorja Armina Mevlani i sheh këto aplikacione si ‘të frikshme’, ndërsa tregon edhe historinë e mikeshës së saj që jeton jashtë!

Image
Armina Mevlani

Në emisionin ‘Goca dhe gra’, Mevlani tha:

“Personalisht më duket e frikshme që të hysh në një aplikacion dhe të njohësh partnerin e jetës! Nëse është thjesht për një natë është tjetër gjë! Kam një mikeshën time dhe thotë që javë për javë me një nga të ndryshëm në Tinder! Si s’kanë frikë kjo më çudit! Sepse shkon te shtëpia e një personi që nuk njeh dhe ndoshta ke të bësh me një pervers! Jam totalisht kundra!”

Image
Armina Mevlani
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat