“Jam rikthyer”, Icardi rihap Instagramin dhe shuan dyshimet mbi Wandën

Bota e Yjeve

“Jam rikthyer”, Icardi rihap Instagramin dhe shuan dyshimet mbi Wandën

Më: 10 shkurt 2022 Në ora: 13:43
Mauro Icardi dhe Wanda Nara

Mauro Icardi vazhdon të jetë në qendër të mediave. Jo për performancat në fushën e lojës, por për skandalet jashtë saj. Argjentinasi kishte mbyllur Instagramin e tij prej disa kohësh dhe fansat aluduan se kishte një krisje mes tij dhe Wanda Narës.

Megjithatë tani sulmuesi ka rihapur rrjetet sociale dhe ka treguar arsyen e veprimit të tij.

“Përshëndetje të gjithëve! Jam rikthyer dhe dua të falënderoj ata që u shqetësuan për mua dhe për mesazhet suportuese. Gjithashtu doja të qeshja me aludimet dashakeqe për këtë situatë. Unë e mbylla Instagramin tim sepse humba një bast gjatë një loje pokeri në shtëpi, por më pëlqyen aludimet tuaja."

Image
Wanda Nara

“E vërteta është se po kaloj një kohë të mirë dhe jam më i dashuruar se kurrë. Kjo është për ata që nuk e kanë të qartë akoma dhe vazhdojnë të shpikin.”

Ikardi e fshihu këtë postim të tij në Instagram, por fansat arritën ta kapnin këtë mesazh të tij.

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat