“Jam krenare për thinjat e mia, pse duhet t`i fsheh?”

Bota e Yjeve

“Jam krenare për thinjat e mia, pse duhet t`i fsheh?”

Më: 10 shkurt 2022 Në ora: 16:00
Catherine Zeta Jones

E ëmbël, e bukur dhe më në formë se kurrë, duket se për Catherine Zeta Jones vitet nuk kanë bërë tutje, përkundrazi kanë ngecur në periudhën e saj të artë në kinematografi kur edhe u bë e famshme për publikun me rolet kryesore në sagën e filmave me protagonist Zorro-n, “Ocean’s 12”, “Chicago” apo “The terminal”.

E të mos ishte për flokët e thinjur, as që do e besonim që mamaja e dy fëmijëve, konsideruar si një nga gratë më të bukura në planet, është 52-vjeç. Por, duket se disa tufëza më të zbardhura se të tjerat nuk janë problem, aq sa Catherine i ekspozon me krenari në rrjetet e saj sociale.

“Gratë nuk duan të ndihen të burgosura në trupin e tyre, nuk duan të kenë turp. Kjo do të thotë gjithashtu të pranosh dhe tregosh me krenari shenjat e plakjes, pa qenë nevoja të vazhdosh të heqësh dora nga kujdesi për veten.’’-është shprehur ajo lidhur me një foto ku bien në sy flokët e thinjur.

Aktorja bukuroshe kujdeset shumë pamjen e saj të jashtme, pa lënë pas dore shëndetin mendor. Ajo bën shumë sport, ushqehet shëndetshëm, ka një rutinë shumë të strukturuar të kujdesit për lëkurën etj, por së fundmi ka vendosur të përcjellë në rrjetet sociale një imazh real dhe të normalizuar të moshës së saj, duke na provuar kësisoj se pranimi i vetes është hapi i parë për t’u ndier e bukur.

Princesha Letizia e Spanjës është gjithashtu krenare për flokët e saj të bardhë, sikundër aktoret Sarah Jessica Parker apo Salma Hayek. Të gjitha këto gra të suksesshme na provojnë se ndjekja e idealeve të perfeksionit është i dëmshëm dhe joreal: mund të jesh e bukur në çdo moshë, për sa kohë sa je në paqe me veten.

Image
Catherine Zeta Jones
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat