Zbulohet ç’bëri Beatrix pasi mungoi në emision

Bota e Yjeve

Zbulohet ç’bëri Beatrix pasi mungoi në emision

Më: 12 shkurt 2022 Në ora: 12:08
Beatrix Ramosaj

Beatrix Ramosaj u mërzit me batutat e Salsanos dhe banorëve të tjerë teksa përmendën Bora Zemanin, ndaj vendosi të mos ishte e pranishme në spektakël megjithëse do të darkonte me Donaldin.

Ky i fundit u mërzit nga mungesa e Trixës dhe nuk e shijoi sa të tjerët darkën me ish-banorët, ndërsa burimet  tregojnë se këngëtarja i ka hipur avionit dhe është larguar fare për disa ditë nga Shqipëria.

Ndaj edhe Dj Dagz gjatë emisionit, kur Trixës i sugjeruan të vinte me Taxi u shpreh se për të qenë e pranishme, ajo duhet të merrte Avion dhe jo Taxi.

Nga ana tjetër, Beatrix s’ka bërë asnjë reagim duke mos treguar personalisht as me kë është mërzitur dhe as se ku ndodhet.

Anxhelina ishte ajo që reagoi me një koment në postimin e Ermal Mamaqit, teksa tregoi se kushërira e saj ishte mërzitur me Salsanon.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat