Nina e vogël ia zbulon para kohës Arbenitës surprizën e Feros për Shën Valentin

Bota e Yjeve

Nina e vogël ia zbulon para kohës Arbenitës surprizën e Feros për Shën Valentin

Më: 14 shkurt 2022 Në ora: 06:46
Fero dhe Arbenita

Plani i Arbenitës për të surprizuar Feron ka dështuar.

Nesër do të festohet dita e të dashuruarve dhe Arbenita kishte bërë gati surprizën për Feron.

Por plani saj për ta surprizuar reperin e njohur ka dështuar, e kjo për shkak të vogëlushes së tyre të ëmbël.

Image
Fero dhe Arbenita

Derisa Arbenita kishte menduar t’i dhuronte Feros një palë atlete me datën 14-të, Nina i ka gjetur dhe ia ka zbuluar të atit dhuratën para kohe.

Këtë e bëri të ditur vetë Arbenita, e cila ka publikuar në rrjete sociale një foto të Feros me atletet.

“Nina e zbuloi dhuratën para kohe duke prekur gjithçka”, ka shkruar modelja.

Image
Storie në Instagram

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat