Fustane deri në 12 mijë euro? Leonora Jakupi: Kam veshje nga 5 euro

Bota e Yjeve

Fustane deri në 12 mijë euro? Leonora Jakupi: Kam veshje nga 5 euro

Më: 18 shkurt 2022 Në ora: 16:03
Leonora

Këngëtarja ka demantuar lajmet e mediave të shkruara.

Leonora Jakupi, shpesh është komentuar në media rozë se veshjet e saj kanë shifra të larta parash

Megjithatë, ajo nuk ka folur ndonjëherë apo t’i demantoi këto lajme që sipas këngëtares nuk janë reale. E ftuar në programin e moderatores, Bieta Sulo, “Ftesë në 5”, artistja shqiptare u deklarua se mund të ketë diçka aty, këtu ndonjë veshje.

Image
Leonora

“Nuk janë të vërteta realisht. Ka diçka aty këtu që mund të ketë një kosto më të lartë, por që gjithmonë duhet me e ble një material me e qep me ndonjë dekorim por që jo, realisht nuk iu kushtoi shumë gjërave materiale rendësi. Por që si vajza që jemi, kemi dëshirë ta ndjekim një çikë edhe modën”, tha Lenora.

Tutje, e pyetur se sa është shifra e parave për veshjen me të lirë nga garderoba e saj, këngëtarja e hitit “A vritet pafajësia”, tha se ka veshje më të lirë, prej 10 deri në 5 euro.

Image
Leonora

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat