A ka pasur komunikim mes tyre? Balina flet për debatin me Trixën

Bota e Yjeve

A ka pasur komunikim mes tyre? Balina flet për debatin me Trixën

Më: 22 shkurt 2022 Në ora: 18:41
Balina

Sot opinionistja e “Big Brother VIP” ishte e ftuar në “Shqipëria Live”.

Ajo ka folur për eksperiencën e saj si opinioniste në BBV.

Gjithashtu ajo nuk mundi t’i ikte edhe pyetjes lidhur me debatin e ditëve të fundit me Beatrix Ramosaj.

Image
Balina

Trixa pati publikuar një bisedë ku pretendohej se opinionistja e “Big Brother VIP” ka tentuar të influencojë mbështetësit e saj duke shpikur informacione të rreme.

Balina pati reaguar duke u shprehur se i është thyer privatësia.

Ndërsa sot ajo është pyetur nëse ka pasur ndonjë përballje me Trixën, ku sqaroi se nuk kishte pasur përballje me këngëtaren.

“Jo nuk kam patur asnjë komunikim me Beatrixën dhe as ajo nuk ka komunikuar me mua. Edhe mesazhet që dolën, nuk ishin një komunikim me Beatrixën. Sigurisht unë do kisha pritur një komunikim me mua personalisht, të ishim sqaruar sepse unë dua të besoj që kushdo që e ka bërë atë lojë, mund të them deri diku edhe manipulim, sepse kishte edhe gjëra të sajuara aty brenda, do të doja që Beatrixa të lihej jashtë kësaj gjëje. Sigurisht dhe unë, sepse si më kanë përfshirë mua, kanë përfshirë edhe atë. Megjithatë unë s’kam patur një komunikim. Në këtë pikë, unë gjërat që kisha për t’i thënë i thashë. Nuk e di nëse ajo ka thënë diçka tjetër, por nuk besoj përveç atyre mesazheve që pastaj i fshiu.”

Gjithashtu ajo sqaroi se beson që edhe Trixa mendon se mesazhet ishin të sajuara dhe jo të vërteta

Image
Balina

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat