Vetëm çanta e Trixës kushton hiq më pak se një “Mercedes S-Class” i viteve të fundit

Bota e Yjeve

Vetëm çanta e Trixës kushton hiq më pak se një “Mercedes S-Class” i viteve të fundit

Më: 23 shkurt 2022 Në ora: 16:08
Beatrix

Këngëtaret shqiptare njihen për jetën e tyre tejet luksoze.

Madje ato marrin vëmendje edhe me shumat e majme të cilat i paguajnë për veshjet e tyre.

Së fundi pjesë e këtij diskutimi zë vend, këngëtarja e njohur shqiptare, Beatrix Ramosaj.

Image
Beatrix

Në faqen e njohur të Instagramit, “Shqip.closet”, janë publikuar shumat të cilat ajo ka shpenzuar për një çantë dhe një këmishë mëndafshi.

Vetëm çanta e këngëtares ka kushtuar hiq më pak se një “Mercedes S-Class” të viteve të fundit (55 mijë euro), si dhe një këmishë e mëndafshit që kushton 990 euro.

Këto kostume Trixa i veshur në pushimet e saj në Dubai.

Kujtojmë se gjatë ditës së djeshme ajo ka konfirmuar ndarjen nga Donald Veshaj.

Image
Beatrix

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat