Aktorja e njohur bëhet nënë për herë të parë!

Bota e Yjeve

Aktorja e njohur bëhet nënë për herë të parë!

Më: 25 shkurt 2022 Në ora: 14:46
Jennifer Lawrence

Jennifer Lawrence është bërë nënë për herë të parë!

Aktorja fituese e çmimit “Oscar” mirëpriti fëmijën e saj të parë në Los Angeles County, sipas të dhënave publike të marra nga “TMZ” të mërkurën. Data e saktë e lindjes së saj – dhe gjinia e foshnjës – nuk dihen.

Ky është fëmija i parë i Lawrence me bashkëshortin e saj, pronarin e galerisë së artit Cooke Maroney, me të cilin ajo u martua në rezidencën e famshme Belcourt of Newport në Rhode Island në tetor të vitit 2019.

“Nëse unë isha në një festë dhe dikush më pyeste nëse prisja apo jo një fëmijë, mund të më kapte ankthi. Thoja, Zot as nuk mund të flas për këtë. Tani, çdo instikt në trupin tim do ta mbrojë privatësinë e tij për aq sa kam në dorë.”- u shpreh Lawrence për “Vanity Fair”.

“Page Six” dha lajmin për marrëdhënien e Lawrence dhe Maroney në qershor 2018, ndërkohë që një burim shpjegoi se ylli i “Hunger Games” BFF, Laura Simpson, i kishte prezantuar ato.

Image
Jennifer Lawrence

Lawrence i është referuar bashkëshortit të saj si “personi më i rëndësishëm që kam takuar ndonjëherë”, duke thënë në ‘podcast’-in “Naked with Catt Sadler” në qershor 2019, “Ndihem shumë e nderuar që jam bërë një  Maroney”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat