Jonida Maliqi rrëfen për herë të parë arsyen e largimit nga muzika

Bota e Yjeve

Jonida Maliqi rrëfen për herë të parë arsyen e largimit nga muzika

Më: 26 shkurt 2022 Në ora: 13:55
Jonida Maliqi

Jonida Maliqi ka qëndruar larg muzikës prej shumë vitesh. “Need you” ishte kënga që e rikthye fuqishëm në muzikë pas një pauze kaq të gjatë.

Këngëtarja ka dhënë së fundmi një intervistë për Top Albania Radio, ku mes të tjerash ka zbuluar dhe arsyen e shkëputjes nga muzika për një kohë kaq të gjatë.

“Ishte çështja e mëmësisë ajo që më shkëputi, unë i kisha kaluar etapat e karrierës muzikore.

Të kënduarit për mua ishte prioritet, të qenurit 100 % vetja pa bërë kompromis. Përsa kohë se kam patur synimin e të fituarit të ardhura gjithçka ka ardhur në mënyrë organike. Nuk kam nevojë për të bërë promo masive.

Kam kuptuar që nuk hyj në kategorinë e këngëtarëve super të klikuar, e bëj vetëm për kënaqësinë e shpirtit tim, të atyre që e duan muzikën time, gjithçka vjen në mënyrë natyrale.”, u shpreh Jonida duke zbuluar më tej dhe se pritet të sjellë dhe tre materiale muzikore, të cilat do t’i shoqërojë dhe me klipe.

Image
Jonida Maliqi
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat